×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri humb betejën me coronavirus

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 23:00

    Ka vdekur ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Safet Idrizi, si pasojë e COVID-19.


    Lajmi u bë i ditur nga faqja e Partisë Demokratike të Kosovës – Dega Vushtrri, shkruan Reporteri.net

    “Para pak çastesh morëm lajmin e rëndë për të gjithë ne, u nda nga jeta Doktori, ish-pjestari i Ushtrisë Çlirimtare, veprimtari ynë Safet Idrizi. Duke mos arritur ta përballojë infektimin me virusin Covid-19, doktor Safeti, për ne të gjithë si bashkëkolegë, miq dhe bashkëpartiakë, por edhe për gjithë komunën tonë, do të jetë një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme!”, thuhet në njoftimin në Facebook.

    Idrizi është mjeku i tetë i cili humb betejën me coronavirus që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

    Njoftimi i plotë:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!