Pas një sulmi në zemër, sot ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.
Siç raportojnë mediat serbe, Bojan Stojanoviq, i cili aktualisht ishte në funksionin e zëvendësministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës i formuar në vitin 2009, dhe e ka mbajtur atë post deri në dhjetor 2013.
Karrierën politike Stojanoviq e nisi në vitin 2006 në Partinë Liberale Serbe (SLS). Ai gjithashtu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2008, kurse në vitin 2017 u bë Pjesë e Listës Serbe.
Ai la pas vetës gruan dhe tre fëmijë.
Varrimi i Stojanoviqit do të mbahet të hënën në fshatin e tij të lindjes, në Dobratin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.