Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Berisha.
Berisha i cili njihet edhe si rapsod, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në moshën 53-vjeçare.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, i ndjeri ishte bërë pjesë e UÇPMB-së.
Njoftimi i plotë:
Nderroi jete ish-Ushtari i UCKse dhe rapsodi Shaban Berisha!
Ne moshen 53 vjeqare pas nje semundje te rend ka vdekur ish-ushtari i UCKse Shaban Berisha. Berisha ishte ushtar nga oret e para, bashke me Abedin Sogojeven dhe shume te tjere.
Pas perfundimit te luftes ne Kosove Shabani u be pjese e UCPMBse dhe me pas UCK se Maqedoni per clirimin e trojeve shqiptare.
Shaban Berisha, ka lindur ne Grabovc te Fushe Kosoves. Por, pas luftes sikur shume ish ushtar te UCKse qe u flaken rrugeve pa pune dhe pa te ardhura ishte edhe i ndjeri.
Ai do te kujtohet si nje luftetar dhe rapsod qe nuk diti ti ndaj pushken dhe kengen.
I perjetshem kujtimi per te.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.