×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes kosovari në Austri, ra nga kulmi i një çatie gjatë orarit të punës

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 18:07

    Mediat austriake shkruajnë se një kosovar i moshës 42 vjeç nga Austria, derisa ishte duke punuar gjatë orarit të punës, ra nga kulmi dhe humbi jetën.

    Thuhet se kosovari nga rrethi Eferding i Austrisë, ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një kulmi në një kompani, në Alkoven.

    Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni, përcjell albinfo.at.

    Kosovari e humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Regionews.at.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!