×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në Klinën Infektive një i paraburgosur

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 15:21

    Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin me iniciale, M.L. Ai akuzohet për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16-vjeçare.


    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues përmes një komunikate drejtuar mediave.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më 17 maj 2019, rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me iniciale M. L, i lindur më 1955”, thuhet në komunikatë.

    Në këtë institucion kanë deklaruar se i paraburgosuri ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë.

    “I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018  ishte i hospitalizuar në Kliniken  Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rend. I njëjti akuzohej për Veprën  Penale; Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë  vjeçare. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, njofton SHKK’ja.

    Ndryshe, javën e kaluar kishte ndërruar jetë edhe një i burgosur, i cili po ashtu vuante nga një sëmundje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!