×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në moshë të re hoxha kosovar

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 9:35

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në moshë të re imami i fshatit Halabak, Nexhat Pllana.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Halabak.

    “Njoftojmë miqtë, shokët dhe gjithë dashamirët, se në moshën 42 vjeçare ka ndërruar jetë imami i fshatit Halabak, Nexhat ef. Pllana. Varrimi i rahmetilut do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Halabak, në orën 17:00. Lusim Allahun e Madhëruar që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij dhe që ta shpërblejë me mirësitë e Xhenetit!”, thuhet në njoftim.

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në moshë të re imami i fshatit Halabak, Nexhat Pllana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!