×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK i riu nga Prizreni, i kishte rënë lisi përmbi

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 11:22
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    18-vjeçari nga Prizreni me iniciale E.Sh u nda nga jeta dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


    I riu, humbi jetën pas lëndimeve që kishte marrë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren, shkruan Reporteri.net

    Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë.

    18-vjeçari po trajtohej në QKUK që nga 1 gushti i këtij viti, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar atë ditë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.

    Lamtumira e fundit atij do t’i jepet sot, nga ora 17:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!