×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK personi që u aksidentua para dy muajsh në Drenas

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 9:55

    Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një person i cili ishte aksidentuar dy muaj më parë në Drenas.

    Kjo u bë ditur nga Policia e Kosovës, ku në raportin e tyre thuhet se i njëjti vdiq më 14 tetor dhe me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Gllogoc / 16.08.2024 – 21:10. Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

    Ndërkaq, burri ishte aksidentuar më 16 gusht në mbrëmje, ku në raportin 24 orësh, Policia kishte njoftuar se bëhej fjalë për një këmbësor që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Fsh. Fushticë, Gllogoc 16.08.2024 – 21:10. Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë. Rasti në hetime”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë më 17 gusht.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!