Një vajzë ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në një aksident trafiku dy ditë më parë në Drenas, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por që s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka vdekur.
“Lidhur me rastin, është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.
Siç kanë raportuar mediat, viktima është e mitur dhe në momentin kritik po drejtonte motoçikletën, teksa bashkë me të ndodhej edhe një grua tjetër e cila mbeti e lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.