×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në vendin e punës një person në Lipjan, policia nis hetimet

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 9:20

    Ka vdekur një person në Lipjan, si pasojë e lëndimeve që ka marrë derisa ishte duke punuar.


    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, në Lipjan.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.

    “Lipjan,21.09.2021 – 08:51. Viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar , është lënduar dhe si pasoj e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!