Ka vdekur në moshën 94 vjeçare nëna e Bajram Kosumit. Shaha Krasniqi-Kosumi ishte e lindur më 1926.
Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi ka njoftuar se nëna e tij asnjëherë s’u dorëzua përballë sfidave dhe vuajtjeve nga regjimi serb.
“Ajo na rriti e na edukoj, dy vajza e pese djem, vuajti nga ndjekjet, burgimet e lufterat shqiptare, po kurre nuk u dorezua dhe gjithmone na motivoi per liri.Pusho tash e qete Nana ime!”, ka shkruar Kosumi në një njoftim në FB.
Varrimi behet ne oren 15 ne Koretin, Kamenice.
Bajram Kosumi aktualisht është rektor i Universitetit të Gjilanit dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka qenë Kryeministër për një kohë para shpalljes së pavarësisë. Kosumi ishte në mesin e drejtuesve të demonstratave të vitit 1981 kundër Jugosllavisë. Ishte dënuar me nga 15 vjet burgim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.