Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se babai i tij ka humbur betejën me Coronavirusin.
Buzhala ka bërë të ditur se babai i tij 72 vjeçar ka ndërruar jetë para gjysmë ore, shkruan Reporteri.
Ai po ashtu ka njoftuar se varrimi bëhet nesër në Çabiq, në vendlindjen e tij derisa për shkak të situatës me pandeminë do të zhvillohet vetëm në praninë e familjarëve.
Njoftimi i plotë:
Miq dhe mikesha,
Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen ?.
Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.
Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm.
Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.
T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje.
Ju dua