×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga coronavirusi në moshën 47-vjeçare punëtori i Doganës së Kosovës

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 9:28

    Ka vdekur pas infektimit me COVID 19, punëtori i Doganës së Kosovës, Shkumbin Efendja.


    Sindikata e Doganës ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Efendja ka vdekur në moshën 47-vjeçare si rezultat i infektimit me virusin COVID 19, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e humbjes së jetës së kolegut ton Shkumbin Efendja , i cili ndërroj jetë në moshën 47 vjeçare si rezultat i infektimit me virusin COVID 19, që tashme është identifikuar si pandemi botërore.

    Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të.

    I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Shkumbin Efendja!

    Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!