Ka vdekur në moshën 72 vjeçare, ish kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës që disa ditë ku po luftonte me sëmundjen.
Shabanaj një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit duke u shquar si profesor shumëvjeçar në Pejë.
Për disa vite, Shabanaj ishte në krye të SBASHK-ut për të mbrojtur të drejat e punëtorëve të arsimit si kryetar i kësaj organizate.
Kujtojmë se Shabanaj po luftonte me virusin korona, derisa ditë më parë u kërkua ndihmë për plazmë gjaku të atyre që e kanë kaluar koronavirusin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.