×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 23 vjeçar në Vushtrri, u gjet armë afër trupit

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 21:13

    Një i ri nga Vushtrria është gjetur i vdekur pasditen e sotme dhe pranë tij u gjet një armë.


    Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke theksuar se deri tani po konsiderohet “vdekje e dyshimtë”.

    “Mund të konfirmojnë që trupi i viktimës ka shkuar në obduksion. Nuk dihet akoma sigurt, mirëpo është i moshës 23 apo 24 vjeçare. Një armë është gjetur në afërsi të trupit”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.

    Gazeta mëson se Policia ka hapur një pistë të hetimit, që është dyshimi se i riu i ka dhënë fund jetës me armë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!