×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 26-vjeçar në Qendrën e Azilit në Magure

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 17:48

    Një 26-vjecar, shtetas i huaj ka vdekur sot në Qendrën e Azilit në Magure.

    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

    “Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastitn, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!