Një burrë ka vdekur sot në fshatin Bellopojë të Istogut, si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga një mjet bujqësor derisa po punonte.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.