×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Vdes një burrë në Viti, iu përkeqësua gjendja duke pirë kafe në një restorant

    Reporteri
    29 Dhjetor 2024 | 8:45

    Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën.

    Sipas policisë, viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

    “Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!