×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Vdes një grua në spitalin e Prizrenit, familjari i denoncon mjekët për mos dhënie të ndihmës mjekësore

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 10:47

    Në orët e para të mëngjesit të së martës, një burrë ka raportuar në polici se një familjare e tij, ka vdekur si shkak i mos dhënis së ndihmës mjekësore në spitalin e Prizrenit, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Njoftimi:

    MOS DHËNIE E NDIHMËS MJEKËSORE

    Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!