×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i burgosur në burgun e Dubravës, po vuante dënimin për vrasje

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 19:15

    Një i burgosur që po vuante dënimin në burgun e Dubravës, ka vdekur në Spitalin e Pejës.


    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se  bëhet fjalë për një 49 vjeçar i cili ishte i dënuar për veprën penale të vrasjes, shkruan Reporteri.net.

    Viktima  thuhet se është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

    Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se viktima  F. Ll ka  pësuar infrakt.

    Njoftimi i plotë:

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet F. Ll , i lindur më 1971.

    I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

    Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infrakt.

    I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje.

    Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!