Një traktor është rrokullisur sot në fshatin Brecë të Komunës së Podujevës, duke lënë të vdekur një person dhe të lënduar rëndë një tjetër.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësitet kompetente.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.