Një person ka vdekur në hotel në rrugën Prishtinë – Shkup, ku mësohet se viktima ishte shtetas austriak.
Rastin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, ku ka thënë se vdekjen e shtetasit austriak e ka konstatuar ekipi mjekësorë.
‘Sot ne Stacionin policor te Graqnices, eshte iniciuar nje rast , Vdekje e dyshimte. Rasti ka ndodhur ne nje hotel, ne rrugen Prishtine Shkup. Vdekjen e viktimes mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njesitet policore jane duke punuar ne ndricimin dhe sqarimin e te gjitha rrethanave qe lidhen me rastin’, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.