×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në Istog pasi është rrokullisur me traktor

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 20:22
    Ilustrim

    Një person në Istog ka vdekur pasi është rrokullisur me traktor në bjeshkët e fshatit Uçë.


    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa mosha e tij është e rreth të 60-ve.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:25 minuta, Policia është informuar se një person është rrokullisur me traktor në fshatin Uçë. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante, ndërsa mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova për indeksonline.

    Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë i personit t’i dorëzohet familjarëve për ceremoninë mortore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!