×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 0:02
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Një person ka vdekur në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”  përkatësisht në fshatin Mazgit.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe ka mbetur e vdekur një grua.

    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar edhe katër persona.

    “Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!