Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një person i cili ishte duke u mjekuar nga data 19 qershor.
Sipas policisë, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Me datën 20.06.2020 në QKUK viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurorit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.