×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së

    Reporteri
    09 Nëntor 2024 | 22:09

    Ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu ka vdekur pas një aksidenti tragjik.

    Kështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

    Ai aktualisht mbante pozitën e zyrtarit civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës

    “Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, dhe nga jeta ndahet zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

    Po ashtu edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat për atdheun.

    “Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!