Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një person i cili ishte lënduar rëndë pasi kishte rënë nga shtëpia ku kishte qenë duke punuar.
Rasti kishte më më 2 mars në rrugën “Kurilla” në Prizren. Me urdhër të prokurorit, turpi i pajetë raportohet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Viktima bëhet e ditur të jetë 65 vjeçar i cili kishte rënë nga çatia teksa ishte duke punuar.
65-vjeçari ishte duke punuar mbi çatinë e nje shtëpi në lagjen “Kurilla”, si pasojë e pakujdesisë dhe mos sigurisë kishte rënë nga çatia duke pësuar lëndime të rënda trupore.
I njëjti fillimisht ishte dërguar për në Spitalin e Prizrenit, ku i ishte dhënë ndihma e parë mjekësore dhe më pastaj ishte transferuar për në QKUK, për tretman të mëtejmë. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.