×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes plaka e cila u bë e njohur duke sharë në videon me Bajram Rexhepin

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 10:56

    Sherife Syla, nëna e dëshmorit Kadri Syla, ka vdekur të hënën në moshën 79 vjeçe. Nëna Sherife, ishte bërë e njohur me videon e postuar në kanalin Youtube, duke e sharë ish-kryeministrin tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepi.


    Rexhepi, gjatë një përvjetori të masakrës së Raçakut i shoqëruar nga ish-ministri, Fehmi Mujota, përkulët dhe e merr në ngryk, nënën e dëshmorit dhe të një martiri, e cila po ashtu ka humbur edhe bashkëshortin duke e ngushëlluar.

    “Bonu e fortë oj loke se e di çka ke përjetu, ishalla Zoti ua shpagun atyre që…”, i thotë Rexhepi nënës Sherife nga Shtimja.

    “Po valla na keni ba e na keni këqyr, falemineres, ja na keni q… nanën”, ia kthen ajo.

    Rexhepi, nuk përmbahet nga buzagazi, raporton Insajderi.

    Nëna Sherife në luftën e fundit ka humbur dy djem dhe bashkëshortin. Ajo është varrosur të hënën në Shtime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!