×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes punonjësi i QKMF-së në Prizren, ishte i infektuar me COVID-19

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 15:51

    Ka vdekur Bashkim Qollopeku, punonjës në Qendren e Mjekësisë Familjare në Prizren.


    I ndjeri ishte i infektuar me COVID-19.

    Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar nënkryetari i komunës Visar Shehu.

    “Po, mund të ju konfirmoj se ka qenë pozitiv. Ka qenë në spital me respiratorë”.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të prekur me coronavirus, ndërsa janë konfirmuar edhe 186 raste të reja pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!