×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes regjisorja Vjosa Berisha

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 13:25

    Ditën e sotme ka vdekur regjisorja dhe producentja Vjosa Berisha.

    Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Berisha ka bërë të ditur se regjisorja ka ndërruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër.

    Postimi i plotë:

    Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

    Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.

    Familjet Berisha dhe Istrefi

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Fatos Sh.Berisha (@fatossberisha)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!