Një 25 vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Gjermani.
Liridon Shahini nga Prishtina ka pësuar një aksident fatal me minibager, ndërkohë që ishte duke punuar, shkruan Reporteri.net.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas rrokullisjes ne kahun e majtë të minibagerit, kur Liridoni mundohej të kërcente jashtë por nuk pati mundësi t’i shpëtojë vdekjes nga pesha e rëndë e minibagerit, përkundër faktit se ai ishte ndihmuar nga punëtorët e tjerë shqiptarë aty.
Lajmin për vdekjen e Liridonit, e kanë bërë të ditur të afërmit e tij, të cilët njoftojnë se trupi i pajetë i 25 vjeçarit do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 13:00, në varrezat e Hajvalisë.
Ndryshe, Liridoni, familja e të cilit është me prejardhje nga Medvegja ka lënë mbrapa gruan dhe 2 fëmijë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.