Një i ri ka humbur jetën sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘Bajram Gashi’ në Lipjan.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan Reporteri.net.
Ahmeti ka bërë të ditur se sot rreth orës 08:50 Policia ka pranuar informatën për një person të lënduar rëndë, ku më pas është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Ahmeti.
Po ashtu edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar pas vdekjes së të riut, duke u shprehur ngushëllimë familjarëve, miqve dhe shokëve të të ndjerit.
“Na trishtoj lajmi për ndarjen e hershme nga jeta e E., bashkëndjejmë dhimbjen me ju. E nderuara familje D. bëhuni të fort e qëndroni. Ngushëllime dhe ju qytetarë të Lipjanit dhe me gjërë për këtë rast tragjik. Dritë pastë shpirti i tij!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.