×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga koronavirusi zëvendësdrejtori i Burgut të Dubravës

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 17:03

    Sot ka ndërruar jetë Hivzi Syla nga Tomoci i Istogut, i cili ishte zëvendësdrejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë.


    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur dega e PDK-së në Istog, pasi Syla ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues në këtë subjekt politik.

    “Mbi të gjitha, Hivziu ishte i urtë, i edukuar, i arsimuar, dhe shëmbull i mirë jo vetëm në Istog, por në tërë Kosovën.
    Kështu që, ikja e Hivziut nga kjo botë, është humbje jo vetëm për familjen, por edhe për PDK-në, shoqërinë në terësi dhe për vendin.
    Dega e PDK-së në Istog i shpreh ngushëllime familjes Syla, stafit të Qendrës Korrektuese në Dubravë, si dhe gjithë qytetarëve të Istogut”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!