×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdiq e veja e Enver Malokut

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 21:20

    Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Ibrahim Rugovës, i cili u vra para banesës së tij më 11 janar të vitit 1999.

    Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj, Doruntinë Maloku, ish-deputete, tani Drejtoreshë e Pronës në Komunën e Prishtinës.

    Varrimi i saj do të bëhet nesër, më 22 qershor, e shtunë, ne orën 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!