Një burrë nga fshati Kusoriq të Pejës ka vdekur sonte rreth orës 19:25, pasi që është goditur nga rrufeja.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Pejës.
“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.
Ndërkaq, një familjar i viktimës ka thënë për Klan Kosovën se i ndjeri “ka qenë me bagëti në një fushë afër shtëpisë dhe është goditë nga rrufeja”.
Reporteri.net mëson se viktima është rreth moshës 51-vjeçare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.