Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta zyrtarja e Policisë së Kosovës, Drita Musliu.
Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e saj përmes rrjeteve sociale, gjatë ditës së sjeshme.
“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegës, bashkëpuntores në DRP në Prishtinë, Drita Musliu . Kjo vdekje e papritur na ka prekur shumë si kolegë të saj , jo vetëm pse e kishim kolege por nga ajo se Drita ishte nje anëtare e denjë e Policisë së Kosovës (staf civil), nje grua familjare , një grua besnike dhe e palodhshme. Ngushëllime familjes dhe të gjithë kolegëve që e njohën Driten”, thuhet në njoftimin e tyre.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.