×
  • Lajme
  • Lajme

    Veç për dy ditët e fundjavës, 30 mijë kosovarë shkuan në deti

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 11:06

    Gjatë sezonës së verës kur edhe temperaturat janë të larta sidomos gjatë këtyre ditëve të fundit ku janë shënuar deri në 37 gradë, kosovarët ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar.


    Vetëm gjatë 2 ditëve të fund javës rreth 30 mijë pushues nga Kosova kanë vizituar viset bregdetare në Shqiptari.

    E kthimi i tyre në Kosovë ka krijuar fluks të madh të automjeteve dhe trafik në rrugën e Kombit, por edhe në hyrje të qytetit të Kukësit, deri në doganën e Morinës.

    Gjatë sezonës së veres në akset rrugore të Shqipërisë janë patrullat e përbashkëta policore të Kosovës dhe Shqipërisë të cilat edhe në këtë  fundjavë kanë marrë masa për të lehtësuar qarkulliminnë trafik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!