×
  • Lajme
  • Lajme

    Vedat Gashi nga Kosova zgjedhet ligjvënës në Amerikë

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 9:48

    Avokati kosovar, Vedat Gashi është zgjedhur ligjvënës i qarkut në Westchester.


    Gashi iu ka premtuar qytetarëve se ai do të zgjohet që të rregullojë jetesën e familjeve që jetojnë në Yorktown.

    Ndryshe, Gashi është shqiptari i parë që fiton në zgjedhjet nacionale në Amerikë.

    Ai ka qenë i angazhuar në Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2004-2007 si këshilltar duke qenë pjesë e parapërgatitjeve për procesin e negociatave të Vjenës, që si rezultat sollën Pavarësinë e Kosovës, me Planin e Marti Ahtisaarit.

    Për një kohë Gashi ka vepruar si këshilltar i Lutfi Hazirit atëherë zëvendës kryeministër i Kosovës, në Qeverinë Haradinaj, Kosumi dhe Çeku.

    Gashi është një avokat nga Kosova me banim në në Yorktown të New Yorkut. Ai prej vitesh jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njihet si kontribues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!