Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pasi kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme tha se duhet të votohet presidenti përndryshe vendi shkon në zgjedhje.
Kajtazi thotë se ka ndryshuar mendimin sa i përket çështjes së presidentit. Anipse ai dikur ishte i bindur që duhet të votohet Osmani për presidente, ai sot thotë se eka ndryshuar këtë qëndrim.
Ai thotë se duhet të pengohet me çdo kusht zgjedhja e Osmanit si presidentet. Sipas tij, kërcënimit për zgjedhje duhet t’ju përgjigjen me gatishmëri për zgjedhje.
“Deri sot kam qene i bindun qe duhet me votu Vjosën presidente. Sot kam ndryshu mendim. Le qe nuk duhet por duhet me pengu me çdo kusht. Kërcënimit me zgjedhje duhet me iu përgjigj me gatishmëri për zgjedhje. Mos mendo se ky popull hane bari sepse është i njëjti që e ka votu Hashim Thaçin dhe e ka rrezu. Të njëjtën ta bën edhe ty lideri “suprem””, ka shkruar Kajtazi në Twitter.
Deri sot kam qene i bindun qe duhet me votu Vjosen presidente. Sot kam ndryshu mendim. Le qe nuk duhet por duhet me pengu me çdo kusht. Kercenimit me zgjedhje duhet me iu pergjigj me gatishmeri per zgjedhje.
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) April 2, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.