Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka komentuar marrëveshjen politike në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, ku të dy politikanët janë pajtuar që t’i ndajnë mes vete dy pozitat më të rëndësishme të shtetit. Kurti do të jetë kandidat për kryeministër, derisa Osmani do të jetë kandidate për presidente.
Me këtë rast Osmani është bërë zyrtarisht kandidatja e dytë për pozitën e presidentit pas Ramush Haradinajt.
Sipas Kajtazit, gjasat më të mëdha për t’u bërë president i ka Ramush Haradinaj.
“Mbajeni ne mend: Ma shume ka gjasa Ramush Haradinaj te behet president sesa Vjosa Osmani”, ka shkruar Kajtazi në twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.