Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani ka treguar se në takimin e të parës së shtetit të Kosovës me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Bruksel janë adresuar tri çështje. Tema e parë kishte të bënte me liberalizimin e vizave, ndërsa presidenti francez thuhet të ketë shprehur interesimin edhe sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe çështje të tjera, shkruan Reporteri.net.
“Me presidentin Macron janë adresuar tri çështje. Çështja e parë ka qenë liberalizimi i vizave dhe Macron është shprehur se do të shohin proces në procesin e liberalizimit të vizave, çështja e dytë për çka është interesuar Maceron ka pas të bëjë me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë dhe është interesuar për zbatimin e reformave nga institucione e reja të dala nga zgjedhjet e shkurtrit të vitit të kaluar dhe çështja e tretë ka të bëjë me dialogun. Këto çështje nuk anë të bëjnë njëra me tjetrën por gjithësie interesimi shtesë që është shprehur në takimet tona kanë qenë kryesisht të bëjnë me prezantimit të të arriturave në fushën e sundimit të ligjit por nuk ekzistojnë kritere apo standarde shtesë që duhet të plotësohen”, tregoi Vela.
Vela në një lidhje direket që pati në ATV u pyet edhe lidhur me shpërndarjen e një twitter të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur”.
Me këtë rast ai tha se “Ballkani i Hapur” i jep qasje Rusisë në Ballkan.
“E kam përcjellë deklaratën e tij që e ka bërë në lidhej me ‘Ballkanin e Hapur’ dhe e kam thënë se Lavrov po e sheh ‘Ballkanin e Hapur’ si nismë e cila do t’iu mundësonte atyre të shtrijnë ndikimin në rajonin tonë. Ne si institucione të RKS e shprehim në komunikim të përditshme me shtetet mike me institucionet e BE-së me SHBA-të brengat tona sa i përket ‘Open Balkan’ dhe për ne mbi të gjitha procesi integrues rajonal duhet të jetë në shërbim të integrimit evropian. Nuk na nevojitet dyfishimi me nisma të tilla, ekziston procesi i Berlinit dhe nisma për tregun e përbashkët. Nuk ka Kosova nevojë të jetë pjesë e nismave të cilat nuk janë të krijuara me standardin që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Ne duhet ta kemi parasysh se nisma e ‘Ballkanit të Hapur’ duke e parë se si është duke evoluar u mundëson bizneseve ruse dhe kineze për shkak se Serbia tenton të nënshkruaj marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kininë deri në fund të vitit të kenë qasje në tregjet e këtyre shteteve që bien ndesh në faktin e Rusisë dhe sanksionet aktuale që janë në fuqi për shkak agresionit rus, pra ka implikime të natyrës së sigurisë dhe jo vetëm atyre pulitke”, tha Vela.