×
  • Lajme
  • Lajme

    Vela e quan budalla Daçiqin pasi iu shmang pyetjes së gazetarit për nenin 4 të marrëveshjes

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 14:08

    Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela i ka reaguar Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq lidhur me mos-implementimin e marrëveshjes me Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Twitter, Vela e ka quajtur edhe ‘budalla’ Daçiqin.

    Vela ka publikuar një pjesë të intervistë së Daçiqit dhënë për TV Pink, ku ai i shmanget pyetjes rreth zbatimit të nenit 4 të marrëveshjes.

    ”Budalla si nata. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pritej që t’i përgjigjej qartë pyetjes nga gazetarja pro regjimit rreth implementimit të nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Në vend të kësaj, (ai u shmang përgjigjes dhe u kthye të sulmoi opozitën në Serbi). Vuçiq do duhej të ‘shqetësohej’,” ka shkruar Vela në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!