Blerim Vela, Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës ka reaguar në platformën X rreth vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri në Leposaviq. Ai e ka akuzuar Vuçiqin për agresion ndaj Kosovës.
Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se “’Burrat e vegjël jeshilë’ të Serbisë me automjete të blinduara janë 15 km brenda territorit të Kosovës”. Këtë reagim ai e ka bërë në rrjetin social X, ku ka thënë se këta persona gjenden në Banjskë.
Ai tutje tha se në atë pjesë rezultoi edhe një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës, që rezultoi me një polic të vrarë dhe një tjetër të plagosur.
“Burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë me automjete të blinduara janë 15 kilometra brenda territorit të Kosovës (Banjska), ku një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës rezultoi me një polic të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paparë kundër Kosovës. Ai do të dështojë”, ka shkruar Vela.