×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliaj i quan heronj Thaçin e Veselin: Historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 12:26

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, që pasuan pas propozimit për ngritje të aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Thaçi e kreut të PDK-së, Kadri Veseli nga ana e Prokurorisë Speciale.


    Veliaj në një postim në Twitter, i ka quajtur heronj Thaçin e Veselin derisa ka thënë se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet, ashtu siç nuk mund të harrohet lufta çlirimtare për liri, shkruan Reporteri.

    “Historia e Kosoves s’mund te ndryshohet. Ashtu si nuk mund te harrohet lufta clirimtare dhe heronjte e saj, nga drejtuesit Hashim Thaci, Veseli e Haradinaj e duke vazhduar me çdo burre e grua qe luftoi per te shpetuar Kosoven nga masakrat e Milloshevicit dhe bandes se tij”, ka shkruar Veliaj.

    Kujtojmë se për propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit përveç në Kosovë, ka pasur shumë reagime edhe në Shqipëri. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!