Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Siç është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se Veliu është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e MPB-së dhe misionit të EULEX-it, derisa ka kërkuar që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tutje.
Ndërsa në anën tjetër shefi i EULEX-it, Wigemark tha se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me MPB-në dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.