Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu si duket nuk ka dalë fort i kënaqur nga takimi tre orësh që patën me kryesinë e kësaj partie.
Mediat kanë raportuar se në mbledhjen e sotme të LDK-së u arrit konsensus që Isa Mustafa të marrë pozitën e të parit, mirëpo Agim Veliu po thotë se nesër në Kuvend zgjedhor do të zyrtarizohet gjithçka.
“Çdo kush ka të drejtë të kandidoj. Nesër do të shpallen kandidaturat dhe do të aprovohen në Kuvend në bazë të normës së statutit”, tha Veliu, raporton T7.
Momentalisht, kryesia e LDK-së, po vazhdojnë diskutimin në njërën nga kafet afër selisë, derisa, Mustafa po takohet me kryetarët e degëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.