×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu për Abdixhikun: E shante Rugovën dikur, tash po e kopjon idhullin e tij Albinin

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 23:18

    Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka rizgjedhur si kryetar të partisë, Lumir Abdixhikun.

    Në Kuvendin Zgjedhor LDK zgjodhi edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

    E, në mesin e këtyre emrave të zgjedhur në Këshill nuk gjendet deputeti i kësaj partie, Agim Veliu.

    Ai ka folur për lënien jashtë Këshillit të Përgjithshëm, derisa thotë se do të ishte utopike që të priste të jetë në siç tha autobusin e njeriut që shkeli Statutin e partisë në vitin 2021, duke ia marrë kompetencat e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë.

    Ai thotë se Abdixhiku dje përgatitje shfaqje, duke mobilizuar mercenarët për t’ia siguruar votat.

    “Do të ishte utopike të prisja të jem në autobusin e njeriut që shkeli Statutin e partisë në vitin 2021, duke mi marrë kompetencat e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë. Kryetari aktual i LDK-së, i cili para një dite përgatiti shfaqje, duke mobilizuar mercenarët, që ia siguruan votat nëpër nëndegë e degë t’ia mbushin edhe autobusët për ta finalizuar farsën e një procesi të manipuluar zgjedhor”, thotë Veliu.

    Ai shprehet se “Lumiri i vogël që pretendon të duket i madh, që të duket ‘lider’, s’pati as kundërkandidatë dhe derisa dikur e shante LDK-në e Rugovës, tani e imiton Rugovën, ndërsa që në fakt e kopjonin Kurtin, si idhull të tij”.

    “Lumirit të vogël, që po pretendon të duket i madh, nuk duhej lënë as kundërkandidatë, që të ngjasonte me një “lider”. Lumiri, djaloshi që dikur nëpër gazeta e shante LDK-në e Rugovës, tani pa dashje ndonjëherë thirret në rugovizëm e përpiqet ta imitojë Rugovën, duke pirë një kafe në “Elida”, në fakt në çdo hap e kopjon idhullin e tij, Albinin”, vlerëson Agim Veliu për Gazeta Blic.

    Deputeti i LDK-së shton se me shpikjen e sloganit “Rruga e Re”, Abdixhiku po e çon autobusin në rrugë pa krye, derisa ajo është vazhdim i varësisë së tij ndaj rrugës së vjetër “Albin-Vjosë”.

    “Ai, që e ka shpikur sloganin “Rruga e Re”, po e çon autobusin e LDK-së në rrugë pa krye. Pra, slogani “Rruga e Re” nuk është asgjë tjetër veç vazhdimësi e varësisë së tij ndaj rrugës së vjetër “Albin-Vjosë”, deklaron Agim Veliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!