×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu thotë se ‘nuk ia ka lënë shenjë’ shkarkimi nga Kurti

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 18:12

    Agim Veliu sapo ka hyrë në Sirius, ku do të mbahet takimi i Kryesisë së LDK-së. Ish – ministri i Brendshëm tha se do të shpreh qëndrimet nëse koalicioni do të vazhdojë apo jo, pas shkarkimit të tij.


    Nënkryetari i LDK-së kur u pyet për vendimin e Kurtit dhe si e ka përjetuar, u shpreh se ‘nuk ia ka lënë shenjë’ dhe nuk ia ka bërë përshtypje’.

    “Nuk më ka bo kurrfarë përshtypje ai farë vendimi. Nuk ma ka lënë naj farë sheje. Do të bisedojmë në mbledhjen e kryesisë ne do ta vlerësojmë këtë situatë të krijuar dhe sigurisht do të vendosim. Do ta them mendimin tim aty”, tha Veliu para gazetarëve.

    LDK i ka dhënë ultimatum Kurtit deri në fund të javës derisa kanë kërkuar edhe heqjen e taksës. Gjithashtu, kanë paralajmëruar daljen nga koalicioni.
    Sot do të vendoset se cili është qëndrimi i LDK’së karshi vendimit të Kurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!