×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Ermal Kamberajt që u vra në punë: Po mundohen që vrasjen ta bëjnë si “gabim” për t’i ikur dënimit

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 16:08

    Vëllai i Ermal Kamberajt, të riut që u vra para 2 vitesh në Mitrovicë, ka shprehur shqetësim për zvarritjen e procesit të gjykimit.


    Siç thotë ai, dikush po mundohet që të manipulojë me faktet, duke dashur ta paraqes si vrasje nga pakujdesia, shkruan Reporteri.net.

    Në një shkrim që Kamberaj e ka publikuar në Facebook, thuhet se ka shumë fakte dhe argumente që Ermal Kamberaj është vrarë me qëllim, duke shtuar se procesi po tentohet të zvarritet.

    Ndërkaq, ai e përmend si dëshmitar edhe deputetin e Kosovës që kishte mbrëmje muzikore atë natë në kafenenë ku u krye vrasja.

    Ndryshe, një i dyshuar për vrasjen e Ermal Kamberajt u ekstradua muaj më parë nga Belgjika, dhe i njëjti ka dalë se ka ndërruar identitetin./Reporteri.net.

    Reporteri iu sjell reagimin e Shpëtim Kamberajt pa ndërhyrje:

    Vllaun ma vran me 5majë 2017, Ermali u vra ne duart e sigurimit ku ishte duke punuar dhe në duart e mafias se policis, krimineli u la i lirë 16muaj pas 16muajve u kap në Belgjikë dhe u ekstradua, kur u bë krimi than se u vra gabim si bëhet puna me u vra gabim njeri në punë Ermali ishte si pergjegjës për #Tavolinat në lokalin #Chekkin. Ermali ishte 24 vjet e krimineli 40 vjet, than se u vra gabim për me mujt me ju ik fajit pronarët e lokalit edhe sigurimi qe dështoj atë natë e lejuan të hyjë me allti brenda dhe e lejuan te ikte kurë e bëri krimin me paramendim. Na si familje nuk kemi pasur asnihere diqka më heret me kriminelin ose familjen e tij, dështuan ti dalin Zot ta mbrojn Ermalin dështuan ata qe ishin përgjegjës të lokalit sigurimi, dhe policia që ishin aty afer Urës kryesore në Mitrovicë. Kan me u munduar edhe denimin në gjykim me përmbyll si vrasje gabim nuk ishte cak Ermali për këtë shkak po e zhvarrisin procesin, na si familje nuk u’a pranojm këtë lloj gjykimi me tradhëti nëse ata e bëjn këtë lloj gjykimi të pa drejtë me ndihmën e politikes dhe ndihmën e policis. Gjithmonë e kemi hapsiren që rastin ta kthejm në rigjykim po që se gjykata bën lēshime ose bëjn dallavere në këtë krim të madh që kishte ndodhur natën e 5 majit e premte në “ora 8:30” sapo mysafirët kishin filluar të ulën nëpër #tavolina. (Labinot Tahiri) ishte në parkingun e lokalit duke zbritur nga makina që të hyjë brenda lokalit ku kishte për të kënduar, Labi me kishte thën mua isha në parking kur dëgjova krizmat e alltis policia ishin aty afer ata i kishin dëgjuar krizmat kishin dështuar ta kapnin vrasesin, i bëjm thirrje organeve përgjegjëse rastin ta zbardhin ashtu si është e verteta kriminelin e keni në duar ai duhet të tregoj të vërteten për vec se e verteta nuk është se Ermali u vra gabim, kamerat e lokalit dhe kamerat jashtë lokalit janë në duart e policis gjygjësis janë në duart e autoriteteve vec nëse ata dojn me i mshef dëshmit e krimit me ndihmen e disa individeve që nuk ju konvenon mu kuptu e verteta e krimit. Me gjakun e Ermalit ska birë Nane që mundet me manipolu me shkelë mbi gjakun e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!