Demir Limaj, vëllai i kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj nga mësimdhënës i angazhuar do të bëhet profesor asistent në Universitetin e Prizrenit.
Demiri ka marrë titullin Profesor Asistent për disa lëndë në fushën e ekonomisë, në Fakultetin Ekonomik të UPZ.
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” të premten votoi përzgjedhjen e Limajt në këtë pozitë, i cili mposhti 7 kundër kandidatë, transmeton Reporteri.net.
Sipas universitetit, votimi për të ishte unanim. Deri më tani sipas universitetit nuk ka pasur ankesa nga kundërkandidatët.
“Pas kalimit të gjitha procedurave të parapara me Konkurs, Statut dhe dispozitat ligjore dhe nënligjore, në mbledhjen e mbajtur më 5.7.2019 me propozim të Komisionit Recensues dhe Komisionit të Studimeve dhe me votim unanim(18 vota) të Senatit të Universitetit, z. Limaj është zgjedhur në thirrjen Prof. Ass. në Fakultetin e Ekonomisë. Të njëjtën ditë janë plotësuar 5 vende me staf akademik në këtë njësi akademike”, thuhet në përgjigjen e universitetit për kallxo.com.
Parlamenti Studentor, kishte publikuar një foto ku Demir Limaj shihej në oborrin e Universitetit duke biseduar me u.d. Rektorin Prof. Ismet Temaj që synonte të merrte pozitën e rektorit.
Dhe 7 ditë opas fotos Ismet Temaj u zgjedh rektor i UPZ-së, i cili mposhti kundër kandidatët Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti. /Reporteri.net/.